Ballina Aktualitet

Begaj: Thellimi i bashkëpunimit rajonal, thelbësor

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë të nismës së Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) të mbajtur në Podgoricë.

Begaj u shpreh se, thellimi i bashkëpunimit rajonal është thelbësor për të trajtuar së bashku dhe me sukses sfidat me të cilat përballemi.

“Përgëzime Malit të Zi për mbajtjen me sukses të Takimit të Nivelit të Lartë të nismës së Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP). Thellimi i bashkëpunimit rajonal është thelbësor për të trajtuar së bashku dhe me sukses sfidat me të cilat përballemi!”, u shpreh Begaj, në një postim në rrjetet sociale.

Takimi u organizua nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në Podgoricë, në mbyllje të Kryesisë së Radhës të SEECP-së nga vendi i tij.

Në këtë takim të nivelit të lartë, morën pjesë presidentë, kryeministra e ministra të Jashtëm nga 13 vendet anëtare të nismës, si dhe nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), presidenca aktuale e BE-së, si dhe nga Komisioni Evropian.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama pas takimeve në Bruksel: Brengosës regresi i marrëdhënieve të Kosovës me bashkësinë euroatlantike
Artikulli tjetërSPAK operacion antidroge në bashkëpunim me Antimafian italiane, arrestohen 20 persona