Ballina Flash

Parashikimi i motit, 24 qershor 2023

TIRANË, 24 qershor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet  fillimisht me kthjellime si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Duke filluar prej orëve të mesditës dhe kryesisht orët e nxehta të ditës (orët e drekës) përgjatë relieveve kodrinore – malore, parashikohet shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Parashikohet që reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa të forta elektrike.

Në periudha tepër afatshkurtra reshjet do të jenë të rrëmbyeshme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/31 Diell re/shi
Kukës 18/30 Diell re/shi
Lezhë 21/31 Diell re/shi
Dibër 18/30 Diell re/shi
Durrës 21/30 Diell re/shi
Tiranë 23/32 Diell re/shi
Elbasan 22/33 Diell re/shi
Berat 20/33 Diell re/shi
Vlorë 21/30 Diell re/shi
Korçë 18/29 Diell re/shi
Gjirokastër 18/30 Diell re/shi
Sarandë 18/30 Diell re/shi

                                   

            

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKE – Rusia zgjeron kufizimet e udhëtimit për qytetarët europianë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/6/2023