Ballina Flash

Kurti priti në takimin e lamtumirës shefin e EULEX-it, Wigermark

PRISHTINË,14 qershor /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takimin e lamtumirës shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Lars-Gunnar wigermark, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim, Kurti e falënderoi Wigermark, për bashkëpunimin, angazhimin, rolin dhe kontributin e tij, dhe i uroi suksese të mëtejme në angazhimet e përgjegjësitë e radhës. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Blinken viziton Pekinin mes tensioneve të larta
Artikulli tjetërPDK pas rrëmbimit të policëve: Qëllimi i Serbisë, të shkaktojë tensione