Ballina Flash

Artisti gjerman Dennis Buck ekspozitë në COD

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ “How to Pay Back the Sun?” titullohet ekspozita e artistit gjerman Dennis Buck e çelur nga  Qendra për Hapje dhe Dialog.

Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim i COD me bashkinë e Tiranës.

Buck tenton të dalë përtej procesit klasik e të zakonshëm të të pikturuarit, duke kërkuar forma alternative që natyra fal, duke u kthyer edhe pas në kujtimet e tij, ku silikoni është një ndër materialet e parapëlqyera të procesit të tij krijues.

Për artistin gjerman është shumë e rëndësishme mënyra se si komunikojmë dhe se ide të ndryshme kërkojnë mënyra të ndryshme komunikimi.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 9 korrik 2023.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet në 103-vjetorin e ndarjes nga jeta Heroi i Popullit, Selam Musai
Artikulli tjetër145-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, ekspozitë me materiale arkivore nga Shqipëria e Kosova