Ballina Flash

​Osmani dekoroi shefin e EULEX-it me medalje për sundimin e ligjit

PRISHTINË, 9 qershor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim lamtumire shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark të cilin e ka dekoruar me medalje presidenciale për sundimin e ligjit.

Në këtë takim, presidentja Osmani theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të arritur qëllimet e sigurisë dhe sundimit të ligjit në secilën pjesë të territorit.

“Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e EULEX-it në promovimin e sundimit të ligjit dhe theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës për të arritur qëllimet e sigurisë dhe sundimit të ligjit në secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Gjatë takimit, Presidentja Osmani dekoroi shefin e EULEX-it me medaljen presidenciale për sundimin e ligjit. Ajo theksoi rëndësinë e partneritetit mes institucioneve të Kosovës dhe organizatave partnere ndërkombëtare që operojnë në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit”, bëri të ditur Presidenca. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Berlusconi shtrohet sërish në spital
Artikulli tjetërMarrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar, riatdhesohen 50 shtetas shqiptarë