Ballina Bota

BEOGRAD – Vuçiç: Serbinë e pret një periudhë e vështirë për çështjen e Kosovës

BEOGRAD, 26 maj /ATSH-TANJUG/ – Serbinë e pret një periudhë të vështirë për çështjen e Kosovës, tha sot në mbrëmje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Beograd.

“Nuk kemi rrugëdalje, na kanë kufizuar nga të gjitha anët me mashtrime e marifete dhe, me shpinën pas murit ne nuk kemi rrugëdalje përveçse të mbrojmë vendin tonë dhe të mbrojmë njerëzit”, tha presidenti serb.

“Unë do të luftoj për çdo sekond për paqe, dhe në rast të një sulmi ndaj serbëve në Kosovë, Serbia nuk do të ulet me krahët e kryqëzuar”, shto ai.

Më herët, Vuçiç përsëriti se nuk do të ketë dëbime të serbëve të Kosovës.

Vuçiç gjithashtu bëri të ditur se Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë do të mblidhet më vonë në mbrëmje për të diskutuar zhvillimet e fundit për çështjen e Kosovës.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQUINT-i: Autoritetet e Kosovës të zmbrapsen menjëherë
Artikulli tjetërRama në Durrës: Shumica absolute në këshillin bashkiak, mbështetje dhe bashkëpunim me Sakon