TIRANË, 25 maj /ATSH/ Të gjitha drejtoritë rajonale të Trashëgimisë Kulturore po punojnë në prag të sezonit turistik për sistemimin e infrastrukturës që të çon në monumentet e kulturës.
Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër vijojnë punën e përditshme në funksion të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të sinjalistikës së pasurive kulturore.
DRTK Shkodër informon se së fundmi punonjësit e kësaj drejtorie kanë përfunduar vendosjen e panelit informativ në dy gjuhë në objektin ‘Çinari i Hoxhë Dheut’.
Gjithashtu ata kanë bërë dhe pastrimin nga vegjetacioni të territorit përreth pasurisë kulturore.
Informacioni i përditësuar orientues në dy gjuhë (shqip/anglisht) u vjen në ndihmë vizitorëve vendas dhe të huaj, për të mësuar më shumë mbi monumentet.












