TIRANË, 24 maj/ATSH/ Edhe në Korçë, në Javën e Kulturës Greke, nga data 23-29 maj, zhvillohen një sërë aktivitetesh në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare 2023, të organizuara nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
“Shkëmbimi i kulturave i shërben forcimit të miqësisë midis popujve”, shprehet prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, ndërsa ndan në rrjetet sociale edhe një album fotografik me eventet e zhvilluara së fundmi në Korçë.
Dje, në Bibliotekën e qytetit të Korçës, u hap një ekspozitë me piktura nga nxënësit e shkollës greke “Omiros”, si dhe u organizua një mbrëmje poetike kushtuar jetës dhe veprës së Jorgos Seferis, poet e diplomat i njohur grek.
Aktivitetet në kuadër të javës së kulturës greke do të vijojnë me një koncert me muzikë dhe valle popullore nga ”Lyceum Club of Greek Women Ioannina’”.
/gj.m/r.e/




























