Ballina Bota

MUZIKË – Kitara e dëmtuar e Kurt Cobain shitet për 600 000 dollarë

LOS ANXHELES, 23 maj /ATSH-DPA/ – Një kitarë “Fender Stratocaster” e vokalistit kryesor të ”Nirvana”-s, Kurt Cobain është shitur në ankand për gati 600 000 dollarë, 10 herë më shumë se sa ishte parashikuar.

Sipas “Julien’s Auctions”, kitara e rindërtuar e mbuluar me gërvishtje dhe mbishkrimet origjinale të tre anëtarëve të grupit pati 31 oferta.

Oferta më e lartë të shtunën në ankand ishte 596 000 dollarë.

Instrumenti, në ankandin treditor të ikonave muzikore, fillimisht u vlerësua nga 60 000 deri në 80 000 dollarë.

Një zëdhënës i shtëpisë së ankandeve tha për “The Times” se blerësi ka kërkuar të mbetet anonim.

Kitarat elektrike dhe baset e kompanisë “Fender” prodhohen ende në Kaliforni.

“Cobain, i cili vrau veten në vitin 1994, u përqafua nga pjesa më e madhe e brezit të tij me një zjarr gati si ai për John Lennon, duke shkruar për hipokrizinë dhe apatinë, që u hodh poshtë gjerësisht nga fansat e vjetër të rock-ut”, shkroi në vitin 2007 ish-kritiku i muzikës i “The Times”, Robert Hilburn.

Thuhet se ai e ka shkatërruar kitaren “MIJ Fender” bardh e zi gjatë regjistrimit të albumit të ”Nirvana”-s në 1991, “Nevermind”.

“Cobain ia dha kitarën Mark Lanegan, kantautori që drejtoi ‘Screaming Trees’ dhe që ishte miku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij (Lanegan vdiq në moshën 57-vjeçare vitin e kaluar), gjatë turneut në Amerikën e Veriut në vitin 1992”, tha shtëpia e ankandit./ /a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaçka pas takimit në Bruksel: Të ruhet ritmi i zgjerimit me veprime konkrete nga ana e BE-së
Artikulli tjetërNë seancë private vazhdon dhënien e dëshmisë dëshmitari i gjashtë