Ballina Bota

GREQI – Fillojnë zgjedhjet parlamentare

ATHINË, 21 maj /ATSH-ANA/ – Sot në mëngjes, në Greqi kanë filluar zgjedhjet parlamentare, proces që u parapri dje nga votat e hedhura nga qytetarët grekë të regjistruar jashtë vendit.

Rreth 9,8 milionë qytetarë do të votojnë në 21 529 qendra votimi për të zgjedhur deputetët e ardhshëm të parlamentit grek.

Nga ky numër, 400 000 janë votues për herë të parë, dhe afro 22 000 ushtruan të drejtën e tyre zgjedhore jashtë vendit.

Qendrat e votimit në Greqi janë hapur sot në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Personat me të drejtë vote duhet të kenë mbushur 17 vjeç brenda vitit 2023, dhe të jenë të regjistruar në listat zgjedhore.

Sipas Kushtetutës, ushtrimi i së drejtës së votës është i detyrueshëm për të gjithë, duke përjashtuar ata që janë mbi 70 vjeç, personat që nuk ndodhen në vend ditën e zgjedhjeve, ata që nuk mund të udhëtojnë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, dhe ata që janë regjistruar të votojnë jashtë.

Partitë kryesore që pretendojnë krijimin e qeverisë së re janë “Demokracia e re”, e kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis dhe SYRIZA, e ish-kryeministrit, Alexis Tsipras. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/5/2023
Artikulli tjetërITALI – Meloni ndërpret pjesëmarrjen në samitin  e G7 pas përmbytjeve në veri të vendit