Ballina Lajme nga Vendi

“Udha e Paqes”, 100 të rinj pedaluan me biçikleta në Shkodër

TIRANË, 4 tetor/ATSH/- “Udha e Paqes” ka startuar këtë vit nga Shkodra, duke patur në qendër biçikletën, mjetin tradicional lëvizës të qytetit verior.

Projekti ndërkombëtar që organizohet çdo vit në mbi 120 kombe, ishte një rast i shkëlqyer për të evidentuar vlerat e padiskutueshme të Shkodrës, edhe në funksion të ndërtimit të paqes.

Në mënyrë simbolike, 100 të rinj pedaluan me biçikleta në rrugët e qytetit për të shpërndarë mesazhin e “Udhës së Paqes” tek të gjithë ne.

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, falënderon Federatën e Paqes Universale, duke e bërë “Ambasadore të Paqes”.

“Ky është vlerësim, por edhe përgjegjësi për të shpërndarë mesazhin e rëndësishëm në Shkodër e përtej saj”, shprehet Ademi.

Shkodra është qyteti i përzgjedhur në Shqipëri, mes 120 vendeve në të gjithë botën për nismën federatës së paqes universale, Udha e Paqes. E iniciuar si mënyrë për të nxitur bashkimin mes dy Koreve dhe për zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ky projekt zhvillohet në një numër të vendeve të botës për të promovuar paqen dhe bashkëpunimin mes njerëzve dhe kombeve. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Korab-Koritnik, destinacion i ri i turizmit natyror
Artikulli tjetërShumë rekord nga Gjermania për Shqipërinë