Ballina Bota

KANË – Palmë e Artë Nderi për Michael Douglas

KANË, 17 maj /ATSH-DPA/ – Michael Douglas mori Palmën e Artë të Nderit në hapjen e Festivalit të 76-të të Filmit në Kanë, dje në mbrëmje.

”Kjo do të thotë shumë për mua, sepse ka qindra festivale në mbarë botën, por ka vetëm një Kanë”, tha aktori 78-vjeçar duke e përshkruar atë si një ”nder të pabesueshëm”.

Duke vënë në dukje se ai është më i moshuar se festivali, Douglas përmendi karrierën dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë industri.

Duke prezantuar Douglas, Uma Thurman e përshkroi atë si ”unik” edhe ”si producent” edhe si ”ikonë e filmit”.

Duke prezantuar ceremoninë e hapjes, Chiara Mastroianni tha se ”qëllimi i këtij festivali ka qenë dhe mbetet evokimi i lirisë sonë… për të shprehur fuqinë dhe brishtësinë e ekzistencës sonë”.

Ajo mirëpriti në skenë jurinë, të udhëhequr nga regjisori Ruben Ostlund.

Filmi ”Jeanne du Barry” hapi festivalin.

Ai i referohet historisë së Marie-Jeanne Becu (1743-1793), e dashura e mbretit Luigji XV.

Johnny Depp luan rolin e mbretit dhe Maiwenn atë të Becu./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMargariti: “Shqipëria” sheh sërish krenare mbi sheshin “Skënderbej”
Artikulli tjetërVeliaj për investimet në Tiranë: Zona e Bulevardit të ri, me zhvillim të jashtëzakonshëm