Ballina Aktualitet

PS fiton 8 mandate në këshillin bashkiak në Libohovë

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë e Libohovës ka përfunduar procesi i numërimit të kutive për anëtarët e këshillit bashkiak.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, në Libohovë janë numëruar të gjitha kutitë e 9 qendrave të votimit.

Nga të dhënat rezulton se Partia Socialiste ka marrë 8 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 5 mandate dhe Partia Demokratike 2 mandate.

Ndërsa partitë e tjera në këtë bashki nuk kanë marrë asnjë mandat për anëtarë në këshillin bashkiak.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPS, shumicë në këshillin bashkiak të Kamzës me 19 mandate
Artikulli tjetër11 mandate për PS në këshillin bashkiak në Cërrik