Ballina Aktualitet

11 mandate për PS në këshillin bashkiak në Cërrik

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë e Cërrikut ka përfunduar numërimi i kutive për anëtarët e këshillit bashkiak.

Në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 58 qendrave të votimit.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, rezulton se Partia Socialiste ka marrë 11 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3 mandate dhe Partia Demokratike 2 mandate.

Ndërsa partia Agrare Ambientaliste (PAA), Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) dhe Partia Socialdemokrate kanë marrë nga 1 mandat secila.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPS fiton 8 mandate në këshillin bashkiak në Libohovë
Artikulli tjetërPS fiton shumicën në këshillin bashkiak të Kolonjës