Ballina Aktualitet

Alma Hoxha e PS fiton bashkinë e Përmetit

TIRANË, 15 maj /ATSH – I. Vata/ Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Përmetit, Alma Hoxha fiton mandatin e kryetarit të bashkisë me diferencë nga kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë, Edmond Komino.

Sipas KQZ-së, kandidatja e PS-së për bashkinë e Përmetit, Alma Hoxha, mori 76.78 %, ose 4417 vota, kundrejt kandidatit të koalicionit “bashkë Fitojmë”, Edmond Komino, i cili mori 23.22 %, ose 1336 vota.

Përmeti kishte 23 qendra votimi me 7982 zgjedhës në listat e votuesve, prej të cilëve morën pjesë 6111 zgjedhës.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElton Arbana i PS fiton bashkinë e Shijakut
Artikulli tjetërFillojnë përgatitjet për zbatimin e vendimit për liberalizimin e vizave