Ballina Aktualitet

Hapen kutitë e para në Tiranë, nis procesi i numërimit

TIRANË, 15 maj /ATSH – I. Vata/ Në Tiranë janë hapur në mesnatë kutitë e para të numërimit të votave për kandidatë për kryetar bashkie.

Fillimisht numërimi ka filluar në KZAZ-në tek shkolla “Vasil Shanto”, por edhe në Kombinat dhe tek “Shkolla e Kuqe”.

Numërimi ka nisur edhe tek KZAZ nr 28 në zonën e Paskuqanit, e cila është edhe kutia e parë që nis të numërohet në bashkinë e Tiranës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Opozita nuk po sjell numëruesit, KQZ t’i zëvendësojë
Artikulli tjetërGjiknuri: PS, fitore të thellë në Elbasan