Ballina Aktualitet

Llatja: Sot dita e demokracisë lokale

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Elbasanit, njëherësh kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit votoi sot i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e vogla.

Llatja, i cili kandidon për një mandat të dytë, ka votuar elektronikisht në këtë proces zgjedhor.

Në një prononcim për mediet pas votimit, Llatja ftoi qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje, ndërsa vlerësoi qetësinë e ruajtur gjatë gjithë fushatës elektorale.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë lokale, por në të gjithë Shqipërinë është një ditë e cila ka konkluduar një fushatë të qetë, të mirë për Elbasanin, një ndër fushatat më model të zhvilluara ndonjëherë. Uroj shumë që edhe dita e sotme të vazhdojë e qetë, e paqtë, ashtu siç ka shkuar e gjithë fushata dhe ashtu siç e meriton edhe qytetaria e Elbasanit”, theksoi Llatja.

Llatja u shpreh se “uroj shumë që të kemi një rezultat të pranuar nga të gjitha palët dhe një proces zgjedhor të miradministruar nga të gjitha komisionet dhe nga administrata zgjedhore”.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Vota themeli i lirisë dhe fuqisë së qytetarëve
Artikulli tjetërBejko: Sot është dita që qytetarët të ndahen nga e shkuara