Ballina Bota

MOSKE – Navalny sërish në izolim!

MOSKE, 11 maj /ATSH-DPA/ – Alexei Navalny është mbyllur në një qeli të ngushtë izolimi në një kamp burgu rus për herë të 15-të.

“Dje në orën 20:00 u lirova nga izolimi. Sot në orën 9.30 u ktheva brenda,” shkroi në Twitter, figura e profilit të lartë të opozitës përmes ekipit të tij mbështetës.

Ai tashmë ka kaluar gjithsej 165 ditë në dhomën e vogël dy e tre metra, ku kushtet janë veçanërisht të ashpra, me të paraburgosurit që nuk mund të blejnë më shumë ushqim apo të marrin vizita nga të afërmit.

Mbështetësit e 46-vjeçarit janë ankuar prej kohësh për përkeqësimin e shëndetit të Navalny. Ata janë gjithashtu të bindur se arsyet e deklaruara për transferimin e tij të përsëritur në izolim që nga vera e kaluar janë vetëm pretekste për ta torturuar psikologjikisht dhe për të thyer vullnetin e tij.

Edhe raportuesja speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Trajtimet Çnjerëzore, Alice Jill Edwards, e përshkroi izolimin e vazhdueshëm si një formë torture.

“Jam e shqetësuar nga përkeqësimi i shëndetit të zotit Navalny dhe mungesa e dukshme e diagnozës dhe trajtimit të kënaqshëm mjekësor”, tha ajo. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakU rrëmbye nga uji në kanionet e Osumit, nxirret trupi i pajetë i turistit holandez
Artikulli tjetërBerisha në Kurbin: Dallimi për të cilin votoni është jashtëzakonisht i madh