TIRANË, 10 maj /ATSH/ Kryebashkiakja, njëherazi kandidate e PS për zgjedhjet vendore për bashkinë e Roskovecit, Majlinda Bufi gjatë një takimi me qytetarë të Fierit i falënderoi për gjithë mbështetjen e vazhdueshme që i japin Partisë Socialiste.
“Faleminderit për mbështetjen që i jepni alternativës më të mirë, alternativës socialiste për ta çuar Shqipërinë drejt ndryshimit dhe progresit që ne na duhet të gjithëve”, tha Bufi.
Bufi theksoi se, “Roskoveci e të gjithë rrethinat kanë sot nevojë për bujqësi të zhvilluar intensive jo vetëm në rritjen e sasisë së prodhimit por dhe në përpunimin e perimeve. Në gjetjen e tregut për vajin e ullirit aq shumë të nevojshëm për fermerët e zonave kodrinore. Të gjitha këto realizohen vetëm me alternativën më të mirë të PS”.
“Nuk ka shi shi, stuhi që të ndalë uraganin socialist. Ju ftoj në 14 maj të votoni PS”, tha Bufi.
/r.e/





















