Ballina Ekonomi

BSH: Norma bazë e interesit të lekut nuk ndryshon

TIRANË, 3 tetor /ATSH/- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi sot Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot në një konferencë për shtyp se “pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.00%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 0.10%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 1.90%”.

Bazuar në trendet aktuale të zhvillimit dhe në faktorët mbështetës të tyre, Banka e Shqipërisë pret rritje të mëtejshme të aktivitetit ekonomik dhe shfrytëzim më të mirë të kapaciteteve prodhuese në horizontin afatmesëm.

“Kursi aktual i politikës monetare është një faktor i rëndësishëm mbështetës i këtyre zhvillimeve dhe nivelet e ulëta të normës bazë të interesit mundësojnë kosto të ulëta financimi”, – tha Sejko. /e.xh/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEurobondi, Guvernatori Sejko: Nuk ndikon në rritjen e borxhit të Shqipërisë
Artikulli tjetërHAGË – ICJ: Uashingtoni duhet t’i jap fund sanksioneve kundër Iranit për produktet humanitare