TIRANË, 9 maj/ATSH/ Me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vlerësoi se, “në Ditën e Evropës festojmë unitetin dhe paqen, vlera që Shqipëria i ndan me të gjitha vendet evropiane”.
Begaj u shpreh se, “Shqipëria i përket Evropës”.
“Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, është e qartë se Shqipëria i përket BE-së për shkak të lidhjeve të saj kulturore, historike dhe politike me Evropën”, tha Begaj.
Sot festohet Dita e Evropës, 73 vite nga deklarata e Robert Shuman, ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, i cili prezantoi idenë e tij për një formë të re të bashkëpunimit politik.
/m.m/ /gj.m/r.e/




















