Ballina Flash

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, nesër luhen ndeshjet e kthimit

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Ditën e mërkurë do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin futbollistik 2022-2023.

Egnatia kërkon finalen e parë në historinë e klubit, teksa do të presë në shtëpi ekipin e Vllaznisë, që vjen si fituese e dy edicioneve të fundit e Kupës së Shqipërisë.

Gjithçka është e hapur, teksa takimi i parë në Shkodër është mbyllur me rezultatin 1-1. Ndeshja është planifikuar të luhet në stadiumin ‘Egnatia Arena’ në Rrogozhinë në ora 14:00.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të këtij edicioni, Teuta do të kërkojë të bëjë mrekullinë ndaj Tiranës. Bardheblutë fituan lehtësisht në takimin e parë ndaj durrsakëve me shifrat 3-0, me gola të Florent Hasanit, Bruno Lulajt dhe Regi Lushkjes. Sfida e dytë e kësaj faze është programuar të luhet në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, në ora 17:00.

Sakaq, finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Më poshtë edhe kalendari me oraret e sfidave:

Kupa e Shqipërisë / Gjysmëfinalet

Ndeshjet e para/26.04.2023

Vllaznia 1–1 Egnatia “Loro Boriçi”

Tirana 3-0 Teuta, “Elbasan Arena”

Ndeshjet e kthimit/ 11 maj 2023

Egnatia – Vllaznia, ora 14:00, “Egnatia Arena”

Teuta – Tirana, ora 17:00, “Niko Dovana”

Finalja / 01.06.2023

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Paradë ushtarake, pa asnjë lider perëndimor, për fitoren sovjetike në LIIB
Artikulli tjetërRadman: Modeli kroat për pakicën serbe mund të shërbejë për Kosovën