Ballina Flash

Bejko: Program për investime në zonat rurale

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko në një takim me banorë të Bastarit të Mesëm prezantoi programin e tij për fshatin.

“Bashkë me ekipin e tij dhe deputeten e zonës Oriola Pampuri, biseduam me banorë të Bastarit të Mesëm mbi mungesën e rrugës, energjisë elektrike, si dhe pamundësitë e banorëve për të rikonstruktuar banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti”, tha Bejko.

Ai theksoi se policët bashkiakë janë kthyer në taksidarë, duke ia vështirësuar jetën këtyre banorëve me gjoba dhe presione.

“Banorët kërkojnë rrugë dhe energji elektrike gjatë gjithë vitit, jo vetëm gjatë zgjedhjeve.

Ne kemi zgjidhje në programin tonë për të gjitha zonat në Tiranë jo vetëm për qendrën”, deklaroi Bejko.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti takoi drejtues të BEI-së, prioritet financimi në fushën e energjisë dhe arsimit
Artikulli tjetërKANADA – Zjarret dalin jashtë kontrollit, evakuohen mijëra persona