Ballina Flash

Manja: Rrësheni, qytet i transformuar nga e para

TIRANË, 7 maj / ATSH/ Ulsi Manja, drejtuesi politik për qarkun e Lezhës, njëherazi ministër i Drejtësisë, tha se, “Rrësheni është qyteti që është rindëruar nga e para”.

Gjatë një takimi elektoral për zgjedhjet vendore të 14 majit, që u zhvillua sot në Rrëshen, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Manja ritheksoi se, “nëse ka një qytet sot në Shqipëri që është transformur nga e para, ky është qyteti i Rrëshenit”.

“Programi i rindërtimit që zbatoi qeveria këtu, preku investime që nga oborret, rrugët, pallatet, çerdhet, shkolla, ujësjellësi, ndërtimi i lagjeve të reja me standardet më të mira për banorët e zonës”, u shpresh Manja, teksa vuri në dukje se, projekte të tjera për punë më të mira janë projektuar për 4 vitet në vijim.

Manja tha se, “kjo lagje e re ku jemi mbledhur sot, që është ndërtuar tërësisht nga e para, është dëshmni e transformimit që ka pësuar Rrësheni”.

“Por punët tona të mira do të vijojnë dhe me mandatin e tretë të Ndrec Dedaj, si kryetar bashkie, ne do të zhvillojmë çdo njësi administrave si modelin qe kemi krijuar me qytetin e Rrëshenit”, tha Manja.

Ai vuri në dukje se, “kjo lagje e rindërtuar është model i përgjegjshmërisë politike dhe sociale të kryebashkiakut Ndreca, ndaj dhe ftoj qytetarët të votojnë Ndrecën, pasi forca e ndryshimit nuk lë vend për asnjë alternativë tjetër veç zhvillimit”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Rrëshen: Familjet e goditura nga tërmeti u strehuan falas, me kushte dinjitoze
Artikulli tjetërBOSTON – Kryhet me sukses operacioni i trurit në një foshnjë në barkun e nënës