Ballina Flash

Fituesit e Fondit të Teatrit për të Rinj

TIRANË, 7 maj/ATSH/ U shpallën sot fituesit e edicionit II të Fondit të Teatrit për të Rinj, nismë e Ministrisë së Kulturës dhe TKEKS.

Mes 37 aplikimeve bordi artistik i TKEKS zgjodhi 10 projekte fituese ku 2 janë regjisore vajza dhe 8 regjisorë djem. Mes tyre, artistët e rinj kanë propozuar 5 pjesë të dramaturgjisë shqiptare dhe 5 të dramaturgjisë së huaj.

Shpërndarja gjeografike e projekteve është Tiranë – 3 projekte; Durrës – 1 projekt; Elbasan – 1 projekt; Korçë- 1 projekt; Vlorë – 1 projekt; Shkodër – 2 projekte; Gjirokastër – 1 projekt.

I gjithë ky proces do të kulmojë me festivalin “HAPAT” në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku do të ndahen edhe çmimet e më të mirëve.

Fituesit e “Fondit të teatrit për të rinj” janë:

  1. Aleksandër Kondi – vepra “Krim në hotel”, autori Samuel Bobrik dhe Ron Clarck
  2. Endrit Ahmetaj – vepra “Xhoni dhe Xhoi”, autori Agota Christoph
  3. Flobensa Bezati – vepra “Zot”, autori Woody Allen
  4. Gerti Palali – vepra “Qorri”, autori Gerti Palali
  5. Ina Mirinaj – vepra “Këngët e rinisë”, autor Migjeni
  6. Kriks Dumo – vepra “Konstalacionet”, autor Nick Payne
  7. Marius Dhrami – vepra “Të parët dhe të fundit”, autor John Galsworsy
  8. Mariel Brahimllari – vepra“ E kuqe e errët”, autor Migjeni
  9. Rafael Hoxhaj – vepra “Ikja”, autor Bujar Hoxhaj
  10. Shyqyri Caushaj – vepra “Audienca e Vaclav Havel”, autor Jeton Neziraj
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Vijon rrugëtimi i gjelbër, do të mbjellim 25 mijë pemë
Artikulli tjetërGjiknuri-Schultz: Në Tiranë, konferenca e së majtës progresiste