Ballina Bota

SERBI – Sërish vrasje në masë

BEOGRAD, 5 maj /ATSH-DPA/ – Të paktën tetë persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën, kur një i ri  hapi zjarr në një fshat pranë kryeqytetit serb, Beograd, tha agjencia serbe e lajmeve TANJUG duke cituar policinë.

Autori i dyshuar, një  21-vjeçar, qëlloi me armë në komunitetin e Dubonës, rreth 50 kilometra në jug të Beogradit dhe më pas iku.

Policia gjeti vendndodhjen e tij dhe e rrethoi atë.

Incidenti vjen një ditë pasi një nxënës 13-vjeçar vrau tetë shokë të klasës dhe një roje sigurie në shkollën e tij në Beograd.

Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën.

Arrestimi u krye në qytetin serb të Kragujevacit, njoftuan televizioni shtetëror RTS dhe  TANJUG./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Filloi fundi i Alzheimerit?
Artikulli tjetërManushaqja e Kerauneve, lulja endemike e vargmaleve të Llogorasë e Karaburunit