Ballina Aktualitet

Nikolla: Sakrifica e dëshmorëve për lirinë, trashëgimi e shenjtë

TIRANË, 5 maj /ATSH – I. Vata/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është shprehur me një mesazh me rastin e Ditës së Dëshmorëve.

Në ditën e Dëshmorëve, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla theksoi se sakrifica e dëshmorëve për lirinë është trashëgimi e shenjtë.

“Sot nderojmë me përulësi Dëshmorët e Atdheut. Sakrifica sublime e dëshmorëve për lirinë është një trashëgimi e shenjtë dhe ndër legacitë sipërore të kombit. Është thirrja t’i shërbejmë Shqipërisë me të gjitha energjitë dhe fuqinë e shpirtit, t’i përkushtoheni të ardhmes sonë evropiane, në krah të aleatëve të mëdhenj, SHBA e BE, dhe kombeve të qytetëruara. Është inspirimi për kontributet tona për zhvillim, mirëqenie, dinjitetin njerëzor dhe drejtësinë shoqërore. Kombet që nderojnë historinë janë më të lirë e më të qartë të ndërtojnë të ardhmen e tyre”, shkruan Nikolla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëlliçi në njësitë 2 dhe 5: Jo më diferencime për qytetarët e Tiranës
Artikulli tjetërRama, homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” për 5 Majin