HAGË, 4 maj /ATSH-ANSA/- Ne të gjithë duam të shohim një Vladimir të ndryshëm këtu, Vladimir Putin, ai që meriton të dënohet për akte kriminale, këtu në Hagë në kryeqytetin e së drejtës ndërkombëtare, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky duke folur duke folur në selinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), në Hagë.
“Jam i sigurt se do të ndodhë. Ne do të fitojmë”, tha ai.
“Ne nuk do të fitojmë vetëm në fushën e betejës, të gjitha vendet janë bashkuar për të ndihmuar ukrainasit të mbrohen. Po flasim për një luftë agresioni nga dikush që është mësuar me pandëshkueshmërinë. Kushdo që nis një luftë nuk është përgjegjës për të, prandaj kërkojmë që Rusia të marrë një dënim nga drejtësia. Duhet të ketë drejtësi që respekton vlerën e lirisë. Kjo është ajo që na duhet tani”, theksoi Zelensky.
Presidenti ukrainas akuzoi Rusinë për gjashtë mijë krime lufte vetëm në prill.
“Krimet çuan në vdekjen e 207 ukrainasve civilë, mes të cilëve 11 fëmijë. Vetëm dje në Kherson u vranë 23 persona dhe u plagosën 49 të tjerë”, tha ai.
Zelensky renditi krimet e supozuara të luftës të kryera nga Rusia.
“Ne duhet ta transformojmë përvojën e gjyqit të Nurembergut në një rregull operacional. Kjo është arsyeja pse ne insistojmë në krijimin e një gjykate speciale për krimin e agresionit të Rusisë”, tha Zelensky. //a.i/






















