Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/4/2023

BOTË – Dita Botërore e Malaries.

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë e përbashkët për shtyp nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili.

LUKSEMBURG – Takimi i ministrave evropianë të Bujqësisë.

MADRID (Spanjë) – Vizitë e presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.

LISBONË (Portugali) – Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva mban një fjalim në parlamentin portugez.

NJU JORK (SHBA) – Padi për shpifje kundër ish-presidentit Donald Trump, e ngritur nga gazetarja E. Jean Carroll, e cila e akuzon se e ka përdhunuar në vitet ’90.

UASHINGTON – Publikimi i librit “Letrat drejtuar Trump”, një përmbledhje letrash drejtuar Donald Trump nga personalitete të pasura dhe të famshme.

OKB – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për konfliktin izraelito-palestinez, i kryesuar nga Sergei Lavrov.

JERUSALEM – Festimet e 75-vjetorit të krijimit të Izraelit.

SANTIAGO – Takimi i gjashtë i Forumit të Vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve për Zhvillimin e Qëndrueshëm./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë, 25 prill 2023
Artikulli tjetërSHBA – Blinken: Të respektohet armëpushimi 72-orësh në Sudan