Ballina Ekonomi

Euroja zbret në kufirin e 112 lekëve

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten euroja humbi sërish terren në raport me lekun.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euroja u këmbye të enjten me 112.04 lekë, ose 0.26 lekë më pak se ditën e mërkurë, duke shënuar nivelin më të ulët në këto vitet e fundit.

Kursi i këmbimit të euros ka rënë me 1.9 % që nga fillimi i vitit dhe me 7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithashtu terren humbi edhe monedha e gjelbër amerikane. Dollari amerikan zbriti me 0.76 lekë dhe këmbehet me 106.21 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, humbi terren me 0.51 lekë, duke prekur nivelin 127 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 114.11 lekë, ose 0.14 lekë më pak se ditën e mërkurë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 102.20 -0.57
Euro EUR 112.04 -0.26
Poundi Britanik GBP 127.00 -0.51
Franga Zvicerane CHF 114.11 -0.14
Jeni Japonez (100) JPY 75.84 -0.31
Dollari Australian AUD 68.63 -0.17
Dollari Kanadez CAD 75.86 -0.66
Korona Suedeze SEK 9.88 -0.04
Korona Norvegjeze NOK 9.63 -0.09
Korona Daneze DKK 15.04 -0.03
SDR SDR 137.58 -1.08
Ari (OZ 1) XAU 204242.61 +1,470.21
Argjendi (OZ 1) XAG 2589.99 +48.79
Juani Kinez (onshore) CNY 14.85 -0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 14.84 -0.03
Lira Turke TRY 5.27 -0.03

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEscobar flet për Asociacionin, zgjedhjet në Veri dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi
Artikulli tjetërKurti: Suedia në mesin e 5 donatorëve më të mëdhenj në Kosovë