Ballina Flash

20 pajisje për kriptovaluta sekuestrohen në veri

PRISHTINE, 16 prill/ATSH/ Një aktivitet i paligjshëm i kripto-minierave u ndalua sot nga Policia e Kosovës në veri, ku u sekuestruan 20 pajisje.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila u shpreh se këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike “siç duan të paraqesin disa”.

“Është një çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, shkroi Rizvanolli në Twitter.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfiskuar të premten 174 pajisje të paligjshme, që janë përdorur për mihjen e kriptovalutave, gjatë një aksioni në Zubin Potok./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Aktivistët e klimës akuzohen për krijimin e një organizate kriminale
Artikulli tjetërRama: Sipërmarrja më e re në Vermosh i shtohen ofertës turistike të zonës