Ballina Bota

FOKUS – Gjermania mbyll centralet e fundit bërthamorë

BERLIN, 16 prill /ATSH-DPA/ – Gjermania ka hequr nga rrjeti tre centralet e saj të fundit të mbetur bërthamorë, duke i dhënë fund prodhimit të energjisë bërthamore në vend, pas më shumë se 60 vjetësh.

“Tre reaktorët bërthamorë të mbetur në Gjermani, “Isar 2” në Bavari, “Emsland” në Saksoninë e Poshtme dhe “Neckarwestheim 2″ në Baden-Württemberg janë mbyllur dje në mbrëmje”, njoftuan operatorët.

“Neckarwestheim 2” ishte centrali i fundit që u raportua i mbyllur. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMontana, shteti i parë amerikan që ndalon plotësisht përdorimin e TikTok
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e hënë, 17 prill 2023