Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/4/2023

BOTA – Festa e Pashkëve e të krishterëve ortodoksë.

KARUIZAVA (Japoni) – Takim i ministrave të Jashtëm të G7-ës.

TAJVAN – Kina krijon një zonë ndalim-fluturimi në Tajvanin Verior për shkak të aktiviteteve hapësinore.

HONG KONG (Kinë) – Edicioni i 41-të i Çmimeve të Filmit në Hong Kong.

KOPENHAGË (Danimarkë) – Ditëlindja e mbretëreshës së Danimarkës, Margrethe II, e cila rifillon aktivitetet e saj zyrtare pas operacionit në shpinë.

PRAGË (Republika Çeke) – Tubim kundër varfërisë me sloganin “Çekia kundër varfërisë”.

HANOVER (Gjermani) – Kancelari Olaf Scholz dhe presidenti indonezian Joko Widodo përurojnë Panairin e Teknologjisë.

JERUSALEM – Festimi i festës myslimane të Natës së Kadrit në xhaminë Al-Aksa.

OSTIN (SHBA) – MotoGP: Çmimi i Madh i Amerikave./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 16 prill 2023
Artikulli tjetërIZRAEL – Vazhdojnë protestat pavarësisht shtyrjes së reformës në drejtësi