Ballina Bota

STAMBOLL – Erdogan fton Merkel dhe Steinmeier në Turqi

STAMBOLL, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti, Frank Walter Steinmeier do të vizitojnë Turqinë në vitin 2019 me ftesën e tij.

“Të dyja palët kanë rënë dakord për të vizituar njëri-tjetrin më shpesh”, tha Erdogani të shtunën për gazetarët gjatë kthimit në Turqi pas vizitës së parë shtetërore në Gjermani.

“Vullneti i mirë… ne do i presim ata në Turqi në vitin 2019”, tha ai, sipas komenteve të publikuara sot nga e përditshmja turke “Hurriyet”.

Ai tha se Gjermania është një vend i rëndësishëm për Turqinë, ndonëse problemet mes tyre vazhdojnë dhe kritikoi sjelljen e Steinmeier gjatë një banketi ku foli për burgosjen e qytetarëve gjermanë në Turqi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBarnat e përdorura në QSUT të sigurta për pacientët
Artikulli tjetërUASHINGTON – Trump: Marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada, më e rëndësishmja në historinë amerikane