Ballina Aktualitet

Tabaku: Ligji për taksat kombëtare, klientelist

TIRANË, 13 prill/ATSH – I. Vata/ Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shtyrjen e diskutimit dhe miratimit të projektligjit për taksat kombëtare.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cilësoi ligjin si “klientelist, sepse prek vetëm një prodhues, pijet e homogjenizuara (barista) dhe hirrën e qumështit, që në fakt i shërbejnë një grupi të vogël njerëzish, sa mund t’ia vendosësh emrin ligjit akoma pa ardhur në parlament.”

Tabaku ngriti çështjen e fermerëve duke bërë thirrje të diskutohet se si ekonomia mund të ndihmojë fermerët.

“Parlamenti sot ka nevojë të dëgjojë së çfarë skeme incentivimi për fermerët po bëhet; si ndihmon kjo skemë për të rritur dhe nxitur eksportet; si ndihmon skema aktuale me pagesën e TVSH-së, por njëkohësisht dhe me mungesën e rimbursimit për fermerët për të nxitur ekonominë e fshatit që jemi në një periudhë shumë të vështirë. Diskutimet individuale për një ligj që prek një prodhues, Parlamenti duhet të ketë turp t’i diskutojë”, tha Tabaku.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINEMA – Depardieu mohon akuzat e reja për abuzime seksuale
Artikulli tjetërManastirliu: Trajnim i ekipeve mjekësore shqiptare për teknikat e reja të radioterapisë