Ballina Bota

SHBA – Miller zëdhënësi i ri i DASH-it

UASHINGTON, 12 prill /ATSH-ANSA/ – Mathew Miller, ish-drejtues i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, u caktua nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken si zëdhënësi i ri i DASH-it.

Ai do të zëvendësojë Ned Price.

”Përvoja e madhe e Mattit në qeveri dhe në çështjet e politikës së jashtme do të na shërbejë shumë, ndërkohë që ne vazhdojmë të komunikojmë mbi sfidat komplekse globale. I jam mirënjohës që ka pranuar të marrë këtë rol”, deklaroi në Twitter shefi i diplomacisë amerikane.

Miller është një pikë referimi në qarqet politike demokrate dhe ka qenë zëdhënës edhe i ish-prokurorit të përgjithshëm, Eric Holder gjatë administratës Obama.

Pas zgjedhjes së Joe Biden, Miller punoi në ekipin e tranzicionit duke kontribuar në procesin e konfirmimit të Blinken në krye të diplomacisë amerikane.

Më pas, ai mori një rol të përkohshëm në bordin e sigurisë kombëtare, vitin e kaluar, për të koordinuar qëndrimin amerikan, pas pushtimit rus të Ukrainës./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAIDSSH dhe Instituti i Historisë së Europës Mesdhetare, marrëveshje për rivlerësimin e personaliteteve
Artikulli tjetërPeleshi: KFOR, rëndësi të veçantë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon