Ballina Aktualitet

KAS përfundon shqyrtimin e dy kërkesave ankimore

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për të mos regjistruar si kandidat të pavarur Gjergji Mërkurin në Sarandë. KAS vendosi sot moskalimin për shqyrtim të kësaj kërkese.

Në një njoftim  për shtyp, KAS bën të ditur se, “Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 42, me ankues Partia Socialiste e Shqipërisë dhe objekt “Ndryshimin e vendimit nr. 31, datë 28.03.2023, të KZAZ nr. 90, Sarandë. Mosregjistrimin e kandidatit për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore të z. Gjergj Filip Mërkuri”.

Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi moskalimin për shqyrtim të kësaj kërkese.

Sot, KAS në seancë publike shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 41, datë 31.03.2023, të Partisë Alenca e Maqedonasve për Integrimin Europian, me objekt “Kërkesë për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtar të këshillit bashkiak në bashkinë Pustec, qarku Korçë, të Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian””.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e ankimit, detyrimin e KZAZ nr. 71, Pustec, të pranojë dhe të shqyrtojë kërkesën për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtar të këshillit bashkiak në bashkinë Pustec, qarku Korçë, të Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian”.

Gjithashtu, KAS në seancë publike shqyrtoi edhe kërkesën ankimore nr. 39 me ankues partinë “Nisma Thurje”, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 10, datë 28.03.2023 të KZAZ-së nr. 82, Bashkia Dropull”, për mosregjistrimin e kandidatit për kryetar bashkie të partisë “Nisma Thurje”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS me shumicë votash vendosi rrëzimin e ankimit të subjektit “Nisma Thurje”, kandidatit për kryetar bashkie z. Kosta Garo dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 10, datë 28.03.2023, të KZAZ-së nr. 82, Bashkia Dropull”, për mosregjistrimin e kandidatit për kryetar bashkie të partisë “Nisma Thurje”.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj dekreton Vlora Hysenin si drejtuesen e re të SHISH
Artikulli tjetërKrasniqi: Gjykimi do të konfirmojë pastërtinë e luftës çlirimtare