Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 01-10-2018

STOKHOLM (Suedi) – Shpallja e Çmimit Nobel në Mjekësi.

BIRMINGHAM (Britani e Madhe) – Fjalim i ministrit të Financave, Philip Hammond dhe të ministrit të Brexit, Dominic Raab në kongresin e partisë konservatore.

BERLIN (Gjermani) – Koalicioni qeveritar pritet të njoftojnë një vendim për standartizimin nga ana e ndërtuesve të automjeteve dizel në qarkullim me nivel shumë të lartë të ndotjes.

BIRMINGHAM (Britani e Madhe) – Kongres i partisë konservatore të kryeministres, Theresa May.

MADRID (Spanjë) – Një vit më parë, një referendum për pavarësinë e Katalonjës u organizua nga ana e separatistëve pavarësisht ndalimit nga qeveria spanjolle.

LONDËR (Britani e Madhe) – Ish-informatorja e ”WikiLeaks” Chelsea Manning u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në Londër.

​UASHINGTON (SHBA) – 60 vjetori i NASA-s.

HONG KONG (Kinë) – Manifestime me rastin e festës kombëtare në Hong Kong.

SEUL (Kore e Jugut) – Paradë me rastin e ditës kombëtare të forcave të armatosura./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHKUP- Zaev: Nuk dorëhiqem, ishte një referendum i suksesshëm
Artikulli tjetërHausmann: Mrekullia shqiptare