Ballina Lajme nga Vendi

Arrestimi i Rexhep Rrajes-Balla: Përpara ligjit të gjithë të barabartë

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ – Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas arrestimit të djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili akuzohet për dhunimin e 25-vjeçares Xhisiela Maloku.

Balla shkruan se  “Përpara ligjit ne jemi te gjithë të barabartë përveç Saliut, Lulit dhe atyre që i shpëtuan prokurorisë, fale Saliut dhe Lulit qe nuk i zbatonin urdhrat e organit të akuzës. Barazia para ligjit për ne nuk është slogan, po parim themelor në fjalën tonë, në reformat dhe qëndrimet tona”.

“Ndalimi i djalit te deputetit na ndan qartë edhe njëherë nga ata që kemi përballë! Sepse jo vetëm nuk e pengojmë prokurorinë dhe as protestojmë kundër saj, po e mbështesim plotësisht. Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj deri në fund dhe shpresoj shumë që edhe autorët dhe heroi i “Babale” dyshit të marrin atë që takon nga organi i akuzës!”- shkruan Balla.

Rexhep Rraja u arrestua pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata e Krujës e cila ka dhënë ‘arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut. e.xh//e.caushi/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArrestimi i djalit të deputetit, Rama: Mbështesim drejtësinë
Artikulli tjetërArrestimi i djalit të deputetit Rraja, reagon PD