Ballina Bota

SHBA – Publikohet videoja e dronit të rrëzuar mbi Detin e Zi

UASHINGTON, 16 mars /ATSH-DPA/ – Pas rrëzimit të një droni ushtarak pa pilot mbi Detin e Zi, ushtria amerikane ka publikuar pamjet e incidentit.

Pamjet tregojnë një avion luftarak rus duke hedhur karburant ndërsa i afrohet dronit amerikan dhe më pas fluturon shumë afër.

“Gjatë një afrimi të dytë, avioni rus Su-27 hodhi përsëri karburant dhe më pas u përplas me dronin”, njoftoi sot Qendra e Komandës Evropiane në SHBA.

Megjithatë, përplasja nuk shihet qartë në video.

Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kamera ka rënë për rreth një minutë.

Më pas, në video mund të shihet edhe helika e dronit, pjesërisht e dëmtuar.

Sipas informacioneve amerikane, droni MQ-9 u përplas të martën me një avion luftarak rus në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVarhelyi: BE, 1.8 miliardë euro grante, për zbatimin e 40 projekteve kryesore në Ballkan
Artikulli tjetërRama: Ndërtimi i Kolegjit Evropian të Bryzhit në Tiranë, dhuratë e bukur dhe e merituar