TIRANË, 9 mars/ATSH/ Në Elbasan gjatë 5 ditëve do të zhvillohen 21 aktivitete, për festën e ardhjes së pranverës në qytetin ku edhe ka lindur kjo festë.
Edhe pse ka marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin, festimet e “Ditës së Verës” e kanë kryeqendrën në Elbasan.
Nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Elbasanit, festimet e Ditës së Verës, do të fillojnë në 10 mars për t’u finalizuar në datën 14 mars.
Për të shijuar këto larmi aktivitetesh me rastin e festës pagane të “Ditës së Verës” kryebashkiaku Llatja fton të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen brenda dhe jashtë vendit që të bashkohen dhe të shijojnë kënaqësinë e stinës së pranverës në Elbasanin e luleve dhe traditës.
Axhenda e aktiviteteve për Ditën e Verës:
Data 10 mars
Kampionatet Sportive, Pallati i Sportit “Tomorr Sinani”, nga ora 09.00 deri 20.00
Sofra e Elbasanit: S’vyshket lulja e Elbasanit, s’mehet sofra e bujarisë” Fish Sity Rozafa
ora 17.00
11 mars
Koleksioni i mjeteve Retro, Sheshi “ Gensher”, ora 11.00
Street Party, Sheshi “Gensher”, ora 11.00
Koncert “Dritës tande xhevahir” Edda Zari. Teatri “ Skampa”, ora 18.00
Jazz Festival Sheshi “Gensher”, ora 20.00
12 mars
“Elbasan cross tour” Turi i çiklizmit, Stadiumi “Elbasan Arena”, “Sheshi Gensher”, ora 11.00
Kampionati i futbollit mes shkollave të mesme të Elbasanit, Komleksi sportiv “Shefqet Lamçja”, ora 11.00
Defile: Paradë e Asambleve popullore artistike, Stadiumi “Elbasan Arena”, “Sheshi Gensher”, ora 16.00
“Nën, tingujt e folkut vjen pranvera”, Koncert me muzikë popullore, Sheshi “Gensher” ora 18.00
13 mars
“Cicërimat e Pranverës”, koncert nga fëmijët e kopshteve, Parku “Rinia” ora 10.00
“Këndi i Balonave” Stadiumi “ Elbasan Arena”, ora 12.00
“Java Olimpike” Finale, Pallati i Sportit “Tomorr Sinani”
Koncert i madh festiv, “Eja n’Elbasan”, sheshi “Gensher” ora 20.00
14 mars
Parada e Karnavaleve, Bulevardi “ Aqif Pasha” ora 09.00
Koncert për fëmijë “Mirëseerdhe pranverë” Sheshi “Gensher” ora 10.00
Panairi i Zejeve, Lulishtja “Aqif Pasha” ora 10.00 – 20.00
Ekspozitë: “Elbasani nën penel”, Sheshi “Kozma Naska”, ora 10.00 – 12.00
Arena e Sportit, Stadiumi “Elbasan Arena” ora 11.00 – 12.30
Koncert festiv: Diell n’Elbasan”, Sheshi “Gensher” ora 11.00 – 12.30
/k.s/r.e/






















