Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/3/2023

STRASBURG (Francë) – Ceremonia e shpalljes së fituesve të guidës ”Michelin France 2023”.

ATHINË (Greqi) – Vizitë e Komitetit të Lirive Civile të Parlamentit Evropian për hetimin e përgjimeve telefonike.

BERGEN (Norvegji) – Prezantimi në shtyp i tunelit më të gjatë në botë për këmbësorët dhe çiklistët.

VJENË (Austri) – Takimi tremujor i Bordit të Guvernatorëve të IAEA.

VJENË (Austri) – Konferencë për shtyp nga drejtori i përgjithshëm i IAEA Rafael Grossi.

LONDËR – Samiti i Tretë Ndërkombëtar për Redaktimin e Gjenomit Njerëzor.

DUBLIN (Irlandë) – BQE – Fjalimi i kryeekonomistit Philip Lane për politikën monetare.

PARIS (Francë) – Përurimi i statujës prej dylli të Antoine Griezmann në muzeun ”Grévin” në prani të tij.

OTAVA – Vizitë në Kanada nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

OKB – Takimi i Komisionit të OKB-së për Statusin e Grave.

LOS ANXHELES (SHBA) – Aktori dhe regjisori italian Giancarlo Giannini zbulon yllin e tij në ”Hollywood Walk of Fame”.

IDLIB (Siri) – Fillimi i programit të vaksinimit kundër kolerës./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 6 mars 2023
Artikulli tjetërKOMENT – Mes tensioneve globale, Kina rrit 7,2% shpenzimet ushtarake