Ballina Flash

Shqipëria fituese e çmimit “Andersen”, në Danimarkë

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Shqipëria është shpallur fituese e çmimit të madh “Andersen”, që jepet çdo vit nga Komiteti “Andersen” në Danimarkë.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti teksa shkroi në rrjete sociale se “është kënaqësi të ndash jo vetëm me dashamirësit e letërsisë, lajmin e mirë se për herë të parë, Shqipëria është shpallur fituese e Çmimit të madh “Andersen”, që jepet çdo vit nga Komiteti “Andersen” në Danimarkë”.

Një çmim i merituar nga Klodian Briçi, përkthyes i mbi 40 veprave të rëndësishme nga letërsia e botërore në gjuhën shqip, për përkthimin “Përrallat e Andersenit” (101 përralla).

“Tashmë edhe Shqipëria është në hartën e përkthimeve më të mira të Andersenit”, tha Margariti.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUSAID dhe PNUD, në mbështetje të grupeve në nevojë
Artikulli tjetërModric dhuron fanellën e tij për viktimat e tërmetit në Turqi