TIRANE, 28 Mars /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mëngjesit dhe në mesditë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të izoluara në formë pikash në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-12m/sek. Deti do të jetë i forcës 3 me lartësi dallge 1.6metër. Mjegull/mjegullinë në lugina me shikimin 5-20km,
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore -3/10
Vendet e Ulta 4/18
Vendet Bregdetare 6/16 /e.malaj/ /a.g/























