Ballina Ekonomi

Balla: Elian Export, kontrata me 1300 fermerë në të gjithë Shqipërinë

TIRANË, 22 shkurt /ATSH/ Rritja e sasisë së prodhimeve bujqësore po kërkon gjithmonë e më shumë rritjen e kapaciteteve magazinuese dhe ambalazhuese të pikave të grumbullimit.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht edhe drejtues politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla solli sot shembullin e “Elian Export” sh.p.k. në Lushnjë, që është një ndër pikat e grumbullimit  dhe eksportuesit më të mëdhenj të produkteve shqiptare në Evropë.

“Në sajë të mbështetjes nga AZHBR/IPARD II u bë e mundur ndërtimi i magazinës së re me sipërfaqe 1540 m2 dhe volum 9200 m3 për grumbullimin, seleksionimin dhe tregtimin e frutave dhe perimeve. Brenda kësaj magazine janë ndërtuar dhe dhomat frigoriferike për ruajtjen e produkteve deri në momentin e eksportit”, u shpreh Balla.

Balla nënvizoi se, “Elian Export ka kontrata me 1300 fermerë në të gjithë Shqipërinë duke i ndihmuar në shitjen e produkteve të tyre”.

“Ky investim është realizuar duke mbështetur dhe përmirësuar teknologjinë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian për përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe të sistemeve të garantimit të cilësisë”, theksoi Balla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMFE: Shpenzimet kapitale 112.1 miliardë lekë
Artikulli tjetërKulla ikonë e Deçanit transformohet në muze etnologjik