Ballina Flash

Kulla ikonë e Deçanit transformohet në muze etnologjik

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Kulla ikonë e Deçanit, një nga objektet më të vjetra e të rralla të mbetura në këtë rajon, është shndërruar në muze etnologjik.

Lajmin e dha ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, e cila ka sjellë në rrjetet sociale edhe një album fotografik të këtij objekti të trashëgimisë kulturore.

Përmes artefakteve të ekspozuara, aty rrëfehet historia, kultura dhe jeta e familjeve tradicionale të Rrafshit të Dukagjinit.

Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Deçanit, financuar nga BE, implementuar nga UNDP.

Muzeu etnologjik është përuruar në kuadër të programit të qeverisë për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Elian Export, kontrata me 1300 fermerë në të gjithë Shqipërinë
Artikulli tjetërArrestohet në Gjermani 30-vjeçari i shpallur në kërkim nga SPAK