Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 17 shkurt 2023

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët e me shtim vranësirash në orët e mbrëmjes. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 – 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 5 – 8 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/15 Diell re
Kukës 1/11 Diell re
Lezhë 1/17 Diell re
Dibër -1/12 Diell re
Durrës 6/16 Diell re
Tiranë 4/17 Diell re
Elbasan 4/17 Diell re
Berat 2/17 Diell re
Vlorë 6/16 Diell re
Korçë           -2/12 Diell re
Gjirokastër -0/15 Diell re
Sarandë 7/18 Diell re

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: “Non grata” ka pritur delegacione ruse kur ishte kryeministër, votoi kundër UÇK në Strasburg
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/02/2023