Ballina Flash

Përkujtohet Masakra e shkurtit 1944

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot 79-vjetorin e Masakrës së 4 shkurtit 1944.
Raprezalje e bastisje të befasishme të kryera nëpër shtëpitë dhe familjet e Tiranës nga pushtuesi nazist gjerman dhe bashkëpunëtorët e tij natën e 4 shkurtit 1944. Dhuna e përgjakshme i kushtoi popullit të Tiranës rreth 84 të vrarë, si dhe arrestimin e mbi 300 të tjerëve.
Qëllimi i masakrës ishte të frikësohej populli e të detyrohej të hiqte dorë nga lufta e nisur, të sigurohej qetësia e rendi që kërkonte regjimi gjerman i pushtimit.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSLO – Norvegjia do të blejë të paktën 54 tanke të brezit të ardhshëm “Leopard 2”
Artikulli tjetërBilali: Zero lekë nga taksat për ndërtimin e mbikalimit në Shkodër