TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Një hapësirë e rikualifikuar urbane i është shtuar bukurive natyrore të Ersekës, falë investimeve, në kuadër të Rilindjes Urbane.
Kryeministri Edi Rama solli mbrëmjen e sotme pamje nga pedonalja e re, me vijën e rrjedhshme ujore që gjarpëron mespërmes saj nga ujëvarat e Gramozit.
Projektet e Rilindjes Urbane tashmë të jetësuara shtrihen në gjithë vendin me rreth 600 milionë dollarë investime, ndërsa janë zbatuar 1 mijë projekte.
Këto investime gjenerojnë miliona euro të ardhura në vit, për shkak të rritjes së turizmit dhe dyfishimit të strukturave të turizmit.
/m.m/ /gj.m/























