Ballina Ekonomi

Forcohet dollari, euroja humb terren

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja humbi terren.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.84 lekë dhe këmbehet me 107.72 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.07 pikë dhe këmbehet me 116.55 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, humbi 0.02 lekë duke zbritur në kuotën 132.65 lekë.

Franga zvicerane këmbehet me 116.07 lekë, ose 0.31 lekë më pak se në fillimjavë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 107.72 +0.84
Euro EUR 116.55 -0.07
Poundi Britanik GBP 132.65 -0.02
Franga Zvicerane CHF 116.07 -0.31
Jeni Japonez (100) JPY 82.60 +0.31
Dollari Australian AUD 75.39 -0.43
Dollari Kanadez CAD 80.07 -0.18
Korona Suedeze SEK 10.30 -0.08
Korona Norvegjeze NOK 10.70 -0.13
Korona Daneze DKK 15.68 0.00
SDR SDR 145.61 +1.20
Ari(OZ 1) XAU 205168.90 -818.79
Argjend(OZ 1) XAG 2491.03 -44.16
Juani Kinez (onshore) CNY 15.94 +0.11
Juani Kinez (offshore) CNH 15.93 +0.10
Lira Turke TRY 5.73 +0.05
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Arkivim digjital dhe me standarde në DPSHTRR
Artikulli tjetërHovenier pas takimit për Asociacionin: Të zbatohen të gjitha angazhimet e dialogut